Kryesore

Reforma në drejtësi rifillon me ngërç, PS s’ka votat për magjistraturën, opozita sot në Elbasan   

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare.

Në seancën parlamentare pritet të marrë pjesë vetëm mazhoranca ndërsa opozita në bllok ka lajmëruar se do të mblidhet sot në Elbasan për situatën e kriminalitetit në vend.



Në rend të ditës sot për diskutim janë akti normativ“Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2018” si dhe dy projektligje të mbarura nga sesioni i kaluar për votim; Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin egjyqtarëve dhe prokurorëve” si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”

Të dy projektligjet sa më sipër kërkojnë shumicën e 3/5 të deputetëve gjë që sot Kuvendi nuk i ka.

Për pasojë sot në Kuvend pritet të miratohet vetëm akti normativ i qeverisë që kërkon shumicë të thjeshtë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas