Ekonomi

“Reforma e Eurozonës nis duke pranuar gabimet”

Xhorxh Soros ka vënë pasuri duke shfrytëzuar gabimet, edhe ato që ka bërë vetë. Në 40 vite si menaxhues fondesh investimi, ai ka fituar pothuajse 1 miliardë dollarë në vit. Çelësi i këtij suksesi, sipas tij, është që nuk i sheh gabimet si diçka turpi, por krenari.

“Pasi të kemi kuptuar që të qenit jo të përkryer është njerëzore, s’ka  gjë për turp në të qenit gabim. Turp është të mos korrigjosh gabimet”, tha Soros para një publiku në Paris, teksa sugjeronte që ka një mënyrë për të dalë nga kriza e tanishme e BE-së, por që të arrihet kjo, BE duhet të përballet me gabimet e veta dhe llogaritë e bëra keq.



Këshilla nga miliarderi është si thikë me dy presa për çështjen në fjalë. Sorosi ka lënë bizneset e tij që të mbështesë me para “shoqëritë e hapura” që mbështet, ide që mishërohen me bashkimin e vendeve Europiane në BE, me vullnetin e tyre të lirë. Dhe tërheqja e tij nuk ka qenë pa zhurmë, pasi fondacionin ia përzunë nga Hungaria, madje dhe me fyerje antisemitizmi, duke e akuzuar si keqdashës që fut hundët në punët e të tjerëve.

Bamirësi miliarder është edhe intuitiv në të kuptuarit e kësaj situate, edhe i ashpër. Argumenti i z.Soros është se bashkimi monetar e ka ndryshuar dinamikën e BE-së në mënyrë rrënjësore, dhe është shfrytëzuar nga politikanët populistë për t’i dhënë mbështetje euroskeptikëve.

Ata nuk lanë t’u ikë pa shfrytëzuar edhe frika e popullatës nga kriza e refugjatëve në vitin 2015. Në atë vit, alarmet e tyre se ardhja e refugjatëve do të shtonte sulmet terroriste dhe se do të shkatërronte sistemin e shërbimeve publike u dukën të besueshme për shuam veta.

Emigrimi pasqyron edhe fiksimin e Britanisë me Brexit-in: kur i gjithë kontinenti ishte fiksuar me valën e refugjatëve, Britania ishte fiksuar me idenë e shtimit të kontrolleve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE-së, brenda BE-së.

Tri problemet më stresuese që ka BE tani për tani janë kriza e refugjatëve, politikat vetëdëmtuese me shtrëngime financiare, dhe shpërbërja territoriale. Përgjigjet e z.Soros janë të thjeshta, e ndoshta pak si shumë të thjeshta, duke pasur parasysh nivelin e kësaj krize. Por janë përgjigjet që meritojnë të kenë një publik të gjerë.

Për emigrimin, Soros sugjeron që BE-ja të gjejë konsensus për një politikë të unifikuar emigrimi dhe të mbështesë zhvillimin demokratik në vendet e varfra të botës, që të ulet numri i emigrantëve.

Për sa i përket Brexit-it, Soros thotë se Britania duhet t’i bashkohet një Europe me shumë korsi, ku kombet të ecin me shpejtësi të ndryshme, drejt destinacioneve të ndryshme, por të gjitha brenda BE-së.

Këto ide duhen marrë seriozisht, edhe pse kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Më i rëndësishëm është fakti që ai e pranon se gjendja e Eurozonës tani është e paqëndrueshme. Ngjarjet e zhvilluara në Europën e jugut, sidomos zgjedhjet në Itali, tregojnë se BE nuk ka arritur të vendosë politika të suksesshme fiskale për të gjithë Eurozonën, bashkë me monedhën e përbashkët.

Kjo është arsyeja se pse presidenti francez, Emanuel Makron, kërkon një buxhet federal të mbikëqyrur nga një Ministër Financash i BE-së. Një pjesë e madhe e programit të tij të dhimbshëm, është si për t’i treguar Gjermanisë se Franca është e vendosur të ndjekë ekonominë e ashpër ndaj parasë, të Berlini pëlqen ta favorizojë.

Banka Qendrore Europiane ka blerë bono thesari nga vende që kanë shkuar në prag falimentimi, por me kushtin që këto kombe t’i nënshtrohen një politike vetëdëmtuese, me rritje taksash dhe ulje shpenzimesh. Kjo nuk e zgjidh krizën, vetëm sa e shtyn. Është njësoj si të blesh muri për të mbuluar krisjet. Ato thjesht fshehin një strukturë të paqëndrueshme.

Pothuajse gjysma e të papunëve në BE rrezikojnë të kalojnë në varfëri. Britania nuk mund t’i shmanget këtij debati: Londra është qendra financiare “offshore” e Eurozonës, diçka që ka shkaktuar debate me Departamentin e Thesarit dhe me Bankën e Anglisë.

Sot, të përballur me rënie të vazhdueshme, ligjvënësit e Europës as nuk i lehtësojnë dot politikat fiskale, as nuk i zhvlerësojnë dot monedhat që eksporti të bëhet më konkurrues. Përballja dhe ndreqja e këtyre gabimeve duhet të jetë çështja më urgjente për BE-në./Bordi editorial i The Guardian/TCH/

PasPara

2 komente

  1. Keshilla me mend.Gabimet dhe sukseset jane pjese e jetes.Po gabove dy here per te njejtin problem,nuk eshte zgjuarsi.Minimalja tregon se nuk i ke bere analize te imtesishme gabimit te pare.Mendoj se duhet thene edhe nje e vertete troç.Fatkeqesisht,BE-ja,aktualisht nuk ka lidership bindes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas