Kryesore

“Reflekto ose largohu”





               Publikuar në : 12:11 - 24/11/14 |
mapo.al

basha konfKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli dy ditë pas protestës së të shtunës për të falenderuar të gjithë qytetarët që ishin në mitingun e asaj dite.


Basha tha se protesta ishte një manifestim qytetarie dhe kulture demokratike.

“Protesta konfirmoi hendekun e thellë midis një Shqipërie që digjet nga hallet e shumta dhe një qeverie që krihet.

Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk doli dot nga bunkeri i Enverit as pas mbarimit të protestës. Nuk dëgjoi çfarë i thamë.

Revoltën e një populli e pa si një sulm i armiqve të brendshëm. Nuk flet për reflektim, për zgjidhje, por i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës dhe vazhdim në rrugën e të keqes,” tha Basha.

“Në emër të shumicës së shqiptarëve që lufton për mbijetesë i kërkoj kryeministrit:

Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim.

Të heqë menjëherë TVSH e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë;

Të rishqyrtojë paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015 në konsultim me aktorët e rëndësishëm shoqërore, me sipërmarrjen, konsumatorët dhe shtresat në nevojë.

Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm.

Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal.

Të ndalë goditjen e paligjshme dhe selektive të pronave të shqiptarëve. Të mbajë premtimin për legalizim falas;

Të anullojë rritjen e tarifave të universiteteve dhe të mundësojë rikthimin në auditore pa kosto të të gjithë studentëve që u goditën nga pseudoreforma e arsimit të lartë;

Të ulë shpenzimet e shfrenuara qeveritare dhe t’i kalojë këto fonde tërësisht në mbështetje sociale dhe investime publike;

Të kthejë në detyrë Policinë e Shtetit. Vrasjet, vjedhjet, krimi dhe aksidentet po shtohen çdo ditë,” theksoi Basha.

“Reflekto ose largohu,” theksoi Basha.

Sipas tij, protestat nuk do ndalen.



KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. UAAAAAA Lulash bythaci kercenon!!! ahaaaaaa Po prit o shurraq vrases se po te vjen dita e do te shohim te japesh kontribut atje ne qeli ne rritjen e kenaqesive te djemve ndaj teje bythace.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas