Ekonomi

Reduktohet prodhimi i grurit vendas, fermerët drejt falimentimit, s’mbulojnë dot shpenzimet

Pushtimi i tregut vendas nga gruri i importit dhe rënia e çmimit të drithit në tregun ndërkombëtar po i shtyn fermerët e fierit që t’i largohen gjithnjë e më shumë kultivimit të kësaj kulture.

Të dhënat që jep drejtoria rajonale e bujqësisë në qarkun e fierit tregojnë se për 2017 u mbollën në zonën e Mallakastrës dhe të fierit 1200 hektarë grurë më pak sesa në 2016.



Në tregun vendas një kuintal grurë tregtohet me 3 000 lekë të reja, ndërsa gruri i importuar kryesisht nga Serbia, Greqia, Rusia, apo Kanadaja shitet me 4300 lekë kuintali.

Për fermerët shqiptarë fitimet nga gruri nuk justifikojnë dot shpenzimet e shumta që nga mbjellja e deri në korrje.

Ndërsa interesi për grurin në zonën e Myzeqesë është në rënie krejt e kundërta po ndodh me kultivimin e perimeve, që ka pësuar rritje me 722 hektarë vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas