Sport

‘Red Bull’ bëhet me krahë në Montecarlo

Fundjava e “Formula 1” me Çmimin e Madh të Montecarlos ka nisur me shenjën e “Red Bull”, që me dy pilotët e saj ka bërë një sesion të parë të provave të lira të jashtëzakonshëm.

Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen vendosën kohët më të shpejta, duke bërë edhe testin e parë të gomave Pirelli Hypersoft.



Australiani që regjistroi 36 xhiro e ndali kronometrin me kohën më të mirë 1.12.1126. me 0.154s më ngadalë ishte piloti tjetër i Red Bull, Max Verstappen.

Diferenca e dy ‘demave’ ishte më shumë se 3 të dhjetat nga kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton dhe pothuaj 1 sekondë me gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel. Koha e pestë më e mirë u vendos nga Kimi Raikkonen.

Ndërkohë finlandezi tjetër që garon me Mercedes dhe që në këtë garë mbante një kokore në nder të Mika Hakkinen, u rendit në vendin e 7 pas spanjollit Carlos Sainz.

Vështirësi në këtë sesion të parë pati McLaren me spanjollin Alonso që nuk shkoi më lartë se vendi i 17 dhe më një diferencë prëj më shumë se 2.5 sekonda nga Ricciardo.

<
>
red-3 red-4 red-5 red-6 red-7 red-8 red-9 red-10 red-11 red-12 red red-1 red-2
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas