Sport

Reali i Madridit gjen “pasuesin” e Cristiano Ronaldos






               Publikuar në : 19:51 - 28/08/18 |
mapo.al

Reali i Madridit ka gjetur pasuesin e Cristiano Ronaldos dhe do të jetë pikërisht sulmuesi panamez i Lyonit, Mariano Diaz.


25-vjeçari është rritur në akademinë e të rinjve të Realit dhe vetëm verën e kaluar iu bashkua skuadrës franceze, për shumën e 8 milionë eurove.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme, presidenti Florentino Perez vendosi të ushtrojë të drejtën e riblerjes për shumën e 22 milionë eurove, të paracaktuar më herët në kontratë.

Në këtë mënyrë, presidenti madrilen i jep një alternativë të mirë për stolin, trajnerit Julen Lopetegui dhe njëkohësisht “djeg” Sevillan, që kërkonte me ngulm sulmuesin.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas