Sport

Real Madrid përmbys rezultatin, Asensio bën të heshtë “Allianz Arena”

Në stadiumin “Allianz Arena” po luhet ndeshja mes Bajern Mynih dhe Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Vendasit bavarezë dominuan minutat e parë të ndeshjes, duke diktuar ritmin e tyre përballë madrilenëve të cilët kishin lënë në stol dyshen Bejl-Benzema. Skuadra e Hejnkes humbi pas pak minutash shërbimet e Arjen Roben, i cili i la fushën e lojës Tiago Alkantarës për shkak të një dëmtimi.



Por gjithsesi, ekipi gjerman gjeti forcat të sulmonte pareshtur portën dhe gjeti me meritë golin e avantazhit me Kimih, pas një diagonale nga krahu i djathtë. Më pas, Myler e Levandovski shpërdoruan disa mundësi për të tundur përsëri rrjetën, gabime të cilat rënduan në bilancin e 45 minutave të para, të cilat u mbyllën me golin e Marcelos.

Mbrojtësi brazilian i Realit tundi rrjetën me një goditje të fortë nga jashtë zonës, duke mos i lënë shteg për reagim ekipit vendas dhe për të shkuar në shifrat 1-1 në pushimin e ndeshjes. Duhet theksuar se Bajerni humbi edhe Boateng në minutat e fundit të pjesës së parë për dëmtim, duke i bërë vend Syle në prapavijën e ekipit gjerman.

Bavarezët nisën me vrull edhe pjesën e dytë, duke rrezikuar me anë të Myler dhe Rodriguez, por në minutën e 57 të takimit vjen kundërsulmi perfekt i Vazkuez i cili nxjerr të vetëm para porte Asension, të futur në lojë në vend të Iskos pas pushimit. Sulmuesi nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, për të bërë të heshtë “Allianz Arena”.

LIVE Bajern-Real Madrid 1-2
28′ Kimih / 44′ Marcelo, 57′ Asensio

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas