Kryesore, Sport

Real Madrid dhe Chelsea bien dakord, Hazard transferohet për 190 milionë €

Chelsea dhe Real Madrid bien dakord për 190 milionë euro, që të transferojnë Eden Hazard në “Bernabeu”. Kështu njofton sot “Le10Sport”, në mënyrë ekskluzive.

Në fakt, “Los Blancos” janë interesuar për sigurimin e shërbimeve të dy ndërkombëtarëve belgë, sulmuesit Hazard dhe portierit Thibaut Courtois, por marrëveshja për të cilën është rënë dakord përfshin vetëm të parin. Eden Hazard ka shënuar 89 gola dhe ka siguruar 70 asistime në 300 paraqitjet e bëra për “Blues”.



Siç kemi zbuluar për ju edhe më herët, gjatë kësaj jave, Real Madridi e ka ndarë mendjen për lojtarin, që e sheh si më dinjitozin për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. Emri i tij është Eden Hazard. Dhe sigurisht, ky është një operacion i rrufeshëm! Pas rivendosjes së kontakteve me babain e Hazard, konkretisht kanë filluar diskutimet dhe negociatat për kontratën e tij të ardhshme në Madrid.

Me të gjetur akordin përkatës në këtë drejtim, klubi merengues ka nisur bisedimet me Chelsea për transferimin e belgut. Sipas informacioneve të fundit, duket se është arritur një marrëveshje e parë mes Real Madridit dhe Chelsea. Një shumë faraonike prej 190 milionë euro është në tavolinë.

Siç “10sport.com” përmendi të enjten, Real Madridi ishte duke konsideruar një ofertë monstruoze për dyshen Hazard-Courtois. A kushton kjo shumë prej 190 milionë eurosh vetëm për Eden Hazard, apo përfshin edhe portierin Thibault Courtois? Informacionet thonë se bëhet fjalë vetëm për një transferim “të thatë” të Eden Hazard…/TeleSport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas