Sport

Real jep lajm të rëndësishëm, Solari “blindohet” për 3 vite

Bosi i Real Madridit, Florentino Perez më në fund ka vendosur për t’i dhënë besimin teknikut të ri në krye të Los Blancos.

Santiago Solari do të jetë zyrtarisht trajneri i Realit të Madridit deri në vitin 2021. Ai ka kaluar me sukses provën dhe pas katër ndeshjes ka marrë zyrtarisht postin drejtues duke u përshëndetur  me atë të përkohshmit.



Trajneri i ri Solari ka fituar në katër ndeshjet e luajtura duke treguar një rezultat mbreslënës, pasi ka shënuar 15 gola, ndërsa vetëm 2 të tillë ka pësuar.

Solari

Solari erdhi në krye të skuadrës së mbretërorëve pas shkarkimit të Julien Lopeteguit, i cili nuk arriti të vë në zbatim formulën e fituesit tek Real Madrid.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas