Kryesore

Reagon vëllai i Izet Haxhisë: Prishe familjen e mrekullueshme për një të dashur virtuale

Pasi e dashura e Izet Haxhisë reagoi në një postim në FB, duke sulmuar ashpër vëllain e tij, Ismet Haxhiaj, ka reaguar ky i fundit.

Ai thotë se e dashura e vëllait i duket si me të meta mendore.



“Keto dite ne media eshte hapur nje treg i madh shitblerje, Ju lutem, dini gje, kush eshte shitur dhe nese dini gje, kush e ka mblere te shiturin prej meje. Ata qe me njohin, e dine, qe une nuk shes njeri dhe kurre nuk shitem,aq me pak familjaret dhe interesat e tyre. Ne jemi vellezer, kemi edhe debate. E vetmja gje qe nuk kam qene dakort me vellain, eshte prishja e familjes tij te mrekullueshme, e cila, rriti dy femije si engjej, pa asnje kontribut nga i ati, pas ca shpifjeve te ndyra te nje personi, qe ben si e dashura e tije virtuale (pasi ai kurre nuk e ka takuar ate). Lidhur me kete gjendje, ajo ne emer te vellait, deklaron: “Kush nuk don dhe respekton dashurine time, te largohet nga jeta e Izetit”. Ne jemi vellezer dhe motrat e atije dhe askush ne bote, sado pjese skenaresh te pista te perdorin kunder nesh, nuk mund te na ndaje nga ai dhe as kujdesi per te. Shpesh ajo ka mashtruar publikun, me faktin, sipas asaj, se gjoja une, apo te tjere, e paskemi kercenuar, deri edhe me femijet, por kurre nuk nxorri per publikun qofte dhe nje prove per ndonje kercenim. Kete nuk e kishte te veshtire ta bente, pasi nuk ka lene shpifje pa bere per ne familjaret, deri dhe me absurdet. Ajo Francuska, shpesh me ngjan me nje te mete mendore, edhe pse jo rralle e permend qe jane me e zgjuar se te tjeret dhe shpesh here, edhe vellain tim e ka kaluar ne faza cmendurie, dyshuar kjo, nga qendrimet qe mban me familjaret, por edhe me personelin e burgut. E ndjeja detyrim, jashte deshires time, pasi kurre nuk kam rene ne nivele kaq te uleta me te tjeret. Isha i shtrenguar nga ilariteti mediatik dhe publik,” shkruan Ismet Haxhiaj në FB.

Para dy ditësh, e dashura e Izet Haxhisë, e cila përdor adresën e këtij të fundit në FB, ka sulmuar ashpër të vëllanë e Izetit, Ismet Haxhinë. Sipas saj, ai është shitur tek Berisha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas