Aktualitet

Reagon studentja: Ramës do t’i shkojmë te dera nëse nuk…

Studentët do të vijojnë edhe nesër protestën e tyre kundër uljes së tarifave të studimit në universitetet publike, ndërsa kanë paralajmëruar se nesër do të marshojnë edhe drejt Kryeministrisë.

E ftuar në studion e “Syri.net”, studentja e Stomatologjisë, Klarisa Rexhvelaj, është shprehur se ndonëse janë pranuar disa prej kërkesave të tyre, sërish janë të pakënaqur.



Ajo shprehet se, “Tarifa e vendosur për shkollimin ishte një vjedhje e hapur për ne. Ne paguajmë për shkollimin, do të duhet të paguajmë tani edhe për provimet që duhet të japim. Ndërkohë që në shkolla nuk plotësohen kushtet. Nesër ne do t’i kërkojmë Edi Ramës arsim publik falas. Gjithashtu do t’i kërkojmë kushte më të mira që të mësojmë dhe të dalim si profesionistë shumë më të mirë. Nuk kemi pse të largohemi drejt Gjermanisë, por të rrimë në Shqipëri”.

Më tej studentja ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse nuk pranon kërkesat e tyre, atëherë ata do t’i bllokojnë derën e Kryeministrisë dhe nuk do ta lënë të lëvizë.

“Nesër ne kërkojmë tarifën, arsimin publik falas. Në mos falas të paktën të përgjysmohet. Pres që nesër protesta të jetë masive. Studentët janë shumë të revoltuar për shkak të fyerjeve që na ka bërë Ei Rama. Ne na ëhstë thënë se ministria nuk merret me pjesën e pagesës së Universiteteve, ky ëhstë një mashtrim shumë i madh që na bëhet. Ekziston një VKM që tregon se ministria vendos për tarifën. Protesta nuk ëhstë politike, mund të ishte kushdo qeveri në pushtet ne do të bënim të njëjtën gjë. I bëj thirrje Ramës i cili na është drejtuar në mënyrë jo etike, prandaj kërkesat tona i drejtohen sërish atij. Nëse Rama nuk na plotëson kërkesat ne nuk lëvizim nga kryeministri dhe do ti bllokojmë derën, nuk do e lëmë të lëvizë”, – deklaraoi Rexhvelaj.

Ajo tregoi edhe përse protesta do të zhvendoset para Kryeministrisë ku tha:

“Protesta nuk ka patur një organizator të caktuar, jemi të gjithë bashkë organizatorë. Deri tani disa nga kërkesat tona janë miratuar nuk jemi aspak të kënaqur. Nesër do të vazhdojmë të protestojmë përpara kryeministrisë në orën 10:00 të gjithë studentët të bashkuar. Përderisa ministrja na tha se nuk kam më çfarë bëj për ju, ne do t’i drejtohemi kryeministrin të na dëgjojë sepse ka ditë që na ofendon. Ai është i vetmi që mund të shfuqizojë vendimin dhe të na plotësojë kërkesën.”/faxweb/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas