Kronika

Reagon Gjykata e Lartë: Veprim i ulët kriminal, të zbardhjet sa më shpejt ngjarja

Gjykata e Lartë “dënon me forcë” aktin e kryer në banesën e gazetares Klodiana Lala, mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar atë si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj kujdo që ushtron një profesion që lidhet me lirinë e fjalës.

“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.



Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vëniën përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Në drejtim të banesës së prindërve të gazetares në Tiranë u qëllua me armë zjarri ndaj rreth orës 3. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar nga policia, që njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sulmi me armë solli reagime të shumta, që nga kolegët e gazetares e deri figurat e institucionet kryesore të politikbërjes në vend. Madje, edhe një proteste u zhvillua para Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me gazetren. Vetë Klodiana Lala, në një reagim, tha se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të punës së saj si gazetare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas