Kryesore, Politika

Reagon Basha: Teatrin e mbrojmë me trupat tanë!

Projektligji për Teatrin u miratua pas një seance maratonë në Kuvend, me 75 vota vetëm më mazhorancës, ndërsa opozita reagoi duke gjuajtur me kartonë kryeministrin Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se vendimi i sotëm në Parlament është antikombëtar.



Më tej, ai thekson se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë prishja e teatrit, “duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë”.

“Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine. Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane. Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar”, shkruan Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas