Ekonomi, Kryesore

Reagon Ahmetaj: Rritja ekonomike është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur paraditen e sotme deklaratave të diteve të fundit nga deputetët e opozitës lidhr me ecurinë e ekonomisë së vendin.

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ministri Ahmetaj ka publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e punësimit dhe bizneseve të reja të regjistruara në vend.



“Ja e vërteta e shifrave mbi punësimin, bizneset e reja dhe ekonominë!
Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojnë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.
Në shtatemujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara)
Dhe sa per t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar… rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, shkruan ministri Ahmetaj.

Disa ditë më parë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se kriza po ndjek bizneset në Shqipëri, ndërsa theksoi se shumë prej tyre po detyrohen që të mbyllen.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ demokratja shkruante se 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit. Po ashtu Tabaku tha se vetëm gjatë këtij 6-mujori janë mbyllur 66% më shumë biznese se në 2017.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas