Kryesore, Rusi 2018, Sport

Rasti i Xhakës dhe Shaqirit: Zvicra synon përjashtimin e lojtarëve me dy shtetësi

Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema. Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.



Nga 12 mesfushorët dhe sulmuesit e përzgjedhur të kombëtares aktuale të Zvicrës, 10 prej tyre kanë lindur në shtete të tjera ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.

Kjo dilemë e federatës zvicerane merr shkas nga shqiponja që bënë Shaqiri dhe Xhaka në ndeshjen Serbi-Zvicër, ku kjo e fundit fitoi 2 me 0 me golat e dy shqiptarëve. FIFA i dënoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

“Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”, tha Miescher.

Ai sugjeroi gjithashtu se Federata mund të ofrojë programin e saj mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm nëse ata heqin dorë nga kombësia e dytë. Sekretari i Përgjithshëm pranoi që Zvicra ka përfituar nga talenti i këtyre futbollistëve, por shtoi se nëse Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe disa vende afrikane marrin pjesë në Kupën e Botës në të ardhmen, mund të jetë rasti kur Zvicra thjesht stërvit dhe trajnon shumë lojtarë për shtetet e tjera.

Alex Miescher u shpreh se lojtarët e rinj i premtojnë federatës zvicerane se nuk do të largohen, por kur arrijnë moshën 21-vjeçare zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër. Dhe këtu ai sjell shembullin e Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por tani luan për Kroacinë dhe është një nga lojtarët kryesorë.

Aktualisht, Federata Zvicerane e Futbollit, thotë Miescher, po mendon seriozisht idenë e përjashtimit nga Kombëtarja të lojtarëve me dy shtetësi ose të mbajnë vetëm një prej tyre. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas