Editorial

Rasti i Admir Thanzës si tregues që vettingu funksionon

Nga Ervis Iljazaj

A mund të mendonim më parë se një anëtar i Gjykatës së Lartë si Adimir Thanza  do të kalonte në një sitë kontrolli si ajo që kaloi në procesin e vettingut?



E të mendosh që, Admir Thanza ka qenë aktor i rëndësishëm i drejtësisë shqiptare për vite me radhë, në majat më të larta të saj. Nga kontrollet e kryera nga gjyqtari rezulton se ka probleme me ligjin.

Dhe ky, nuk është rasti i parë. Shumë nga personazhet e drejtësisë të tranzicionit shqiptar, për shkak të vettingut janë larguar nga drejtësia. Pa diskutim, kjo është një fitore e madhe për drejtësinë shqiptare.

Sigurisht, debatet për suksesin ose jo të Reformës në Drejtësi mund të jenë të drejta, pasi skepticizmi në këto raste është i madh dhe i pashmangshëm. E megjithatë, Reforma në Drejtësi ka shënuar që tani një sukses të padiskutueshëm. Suksesin e procesit të vettingut që është duke u zhvilluar për trupën gjyqësore shqiptare.

Vettingu është një proces, ku shpesh herë është anatemuar, ndonjëherë janë bërë edhe batuta, duke u përpjekur që ta përqeshin apo ta konsiderojnë një absurditet, i cili nuk do të jepte asnjë nga rezultatet e dëshiruara.

E vërteta është se, asnjëherë më parë nuk e kishim menduar që e gjithë trupa gjyqësore shqiptare do të futej në një kontroll të tillë të pastërtisë të figurës së tyre, dhe kjo ndodhi falë Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut që ajo parashikon. Në këtë kuptim, vettingu përbën padyshim një proces historik, dhe një precedent që po themelon nga e para të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Efektet e tij janë të prekshme që në këto momente. Duke qenë se një nga problematikat më të mëdha të drejtësisë shqiptare ka qenë korrupsioni galopant në këtë pushtet, Reforma në Drejtësi ka arritur të bëjë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve apo prokurorëve. Procesi i vettingut sapo ka filluar, shumë nga magjistratët shqiptarë kanë dhënë dorëheqjen dhe procesi duket në rrugë të mbarë.

Në këtë aspekt, ajo që mund të thuhet është fakti se hetimi pasuror i gjyqtarëve është marrë seriozisht. Jo vetëm kaq por, ka raste ku procesi nuk mjaftohet vetëm me vettingun, por edhe me hetimet penale që hapen kundër gjyqtarëve apo ish gjyqtarëve të caktuar.

Në këtë drejtim, nuk mund të mohohet, kundrejt çfarëdo skepticizmi, që vettingut është një sukses i kësaj Reforme.

Reforma në Drejtësi, me gjithë diskutimet, më gjithë kritika ndaj saj, ndonjëherë të drejta, tashmë është një proces i pakthyeshëm. Këtë gjë e përmendin sa herë që jepet rasti aleatët tanë ndërkombëtar. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tashmë kjo Reformë është e shkruar në Kushtetutën tonë dhe, herët apo vonë, politika shqiptare do të jetë e detyruar ta zbatojë.

Ndoshta, suksesi i Reformës në Drejtësi matet shpesh në opinionin publik nga arrestimet për politikanë apo pushtetarë të rëndësishëm, por kjo është faza e fundit e kësaj reforme. Më së pari, duhen ndërtuar organet që parashikohen në drejtësinë ere, dhe të behët pasurohet pushteti gjyqësor nga figurat e korruptuara, duke ndërtuar kështu një drejtësi të pavarur, të ndershme dhe të guximshme, që do të jetë në gjendje të kryeje hetime edhe ndaj pushtetarëve të rëndësishëm.

Me gjithë përpjekjet e politikës për ta ndaluar Reformën në Drejtësi, të cilat kanë qenë konstante gjatë gjithë kësaj kohe, që në shumë raste kanë pasur sukses, ajo është si ato hapat e elefantit, që janë shumë të mundimshme për tu hedhur, por në momentin që hidhen nuk kthehen më mbrapa.

 

PasPara

2 komente

  1. Kur dihet se vettingun e sponsorizon Soros- i dhe e drejton Rama bashkë me ata që nuk na bindin të kapim peshqit e mëdhenj, atëherë ky i ashtuquajtur Vetting po jep frutet e para. Nën frymën e Lesh – ttingut, Tahiri shetit me kalë, prokurorja e përgjithshme e përkohshme zgjidhet me 69 vota dhe vepron me urdhëra dhe jo me ligje. Rama bën ekpertizën e audiopërgjimit të Agron – Agonit, rrënohet e shkatrrohet çdo institucion juridik i shkallës së lartë dhe vettingu ecën me hapin e breshkës. Arta e kaloi vettingun edhe pse kishte shumë probleme, dikush nuk e kalon, por po i drejtohet Stasburgut e të tjera si këto. Pra , me plot gojën , mund të themi se Lesh – ttingu po funksionon si në kohën e Enverit. Me 3000 euro mund të ngrihet një kala në Surrel dhe vettingu nuk ka haberr. A do ta shikojë drejtësia e re, e reformuar, e kapur dhe e paligjshme ndarjen e kufijve midis Greqisë dhe Shqipèërisë? Po për teatrin a ekziston ndonjë lloj ligji që e kanë aprovuar edhe ca kriminelë të parlamentit shqipëtar? Të heqësh njërin e të vësh një tjetër, kjo nuk ka lidhje me vettingun , por me partinë apo mikun plus mafien që drejton shtetin. Me një lule nuk vjen pranvera, sepse ndodh që një lule del edhe në dimër. Dhe ky është Dimri i madh apo dimri i zgjatur i vetmisë së madhe për të gjithë shqipëtarët e ndershëm e normalë.

    1. deri tani kemi pare nje kpk me dy standarte: heq ca me
      vetem
      nje shtepi dhe kalon te tjere me nga 3 shtepi e llogari te majmura… makina luksoze, dyqane e studio, toka te blera me 2 leke… ky s eshte vetting po nder-tting i politikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas