Politika

Raportimi i Kryeprokurores/ Paloka: Ulsi Manja, lidhje ‘speciale’ me Arta Markun. Ndërpreu fjalën e opozitës

Tashmë mazhoranca e ka kthyer në modë, që sa herë që është në vështirësi të mbyllë seancën plenare dhe mbledhje e komisioneve parlamentare.

Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vendoi mbylljen e mbledhjes, gjatë kohës që deputetët e opozitës prisnin përgjigje nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.



Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, doli dhe e denoncoi këtë ngjarje para mediave.

Ndërkohë Paloka tha se, pavarësisht këtyre ngjarjeve, si mazhoranca e inkriminuar ashtu dhe prokurorja e emëruar për të mbrojtur krimin, do të japin një ditë llogari para drejtësisë.

‘Gjithë skandalet e qeverisë Ramës, ministrave të tij. Seanca e sotme me të ashtuquajturën e prokurores së përkohshme ishte e rëndësishme, prandaj ne deputetët e opozitës aty. Jo se njohim prokuroren, por shpresonim që zonja PPP, do ti jepte përgjigje skandale që kanë plasur gjatë kësaj kohe.

Siç e ndoqët askush nga deputetët e opozitës nuk mori përgjigje. Atë nga sot mund ta thërrasim zonja Nuk e Di. Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin, faktin që Ulsiu duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt që është i përsëritur, duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës.

Mbylli në mënyrë të parregullt komisionin në kohën që ishte në kulmin e pyetjeve të opozitës. Nuk është hera e parë sepse këtë bën edhe Gramoz Ruçi.

Nuk janë bërë pyetjet akoma, nuk janë bërë diskutimet dhe absolutisht kjo seancë nuk është e mby6llur. Por të jenë të bindur se të gjithë një ditë do të japin llogari. Drejtësia do t’i shpëtojë hallkave që e kanë kapur sot’,- deklaroi Paloka.

Edi Paloka akuzoi kryeprokuroren se vetëm zbaton urdhrat që i thotë partia dhe nuk zbuloi asgjë në lidhje me skandalet e momentit.

“Jo se njohim një prokurore që s’ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e kryeprokurorit, por besonim se do jepte përgjigje për skandalet që kanë ndodhur

Mund t’i themi zonja, “Nuk e di” se zbaton urdhrat që i thotë partia. Ulsiu që dihet që ka një lidhje pak më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt të përsëritur duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës. Mbylli komisionin ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve që do drejtoheshin nga deputetët e opozitës.

Të njëjtën gjë që bën Gramoz Ruçi, po bën dhe Ulsi Manja”,- tha Paloka.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas