Kronika, Kryesore

Raporti në Kuvend, Arta Marku: Vlora, qyteti me kriminalitetin më të lartë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.

Marku ka deklaruar se ka patur rritje të njoftimeve për shkelje ligjore, por sipas saj, sasia nuk ka patur gjithmonë lidhje me cilësinë e tyre. Ajo u shpreh se ka patur një numër të shtuar të kallëzimeve penale, që sipas saj, është rritur me 10 për qind.



Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, ajo deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.

“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa  me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.

 

PasPara

1 koment

  1. a e gjete vete, apo ta tha kush? personi qe duhet ta luftoje, merret me statistika. normal qe dikush do ta kete me te lartin e me te ultin, por thjesht te konstatosh e te vegjetosh eshte e turpshme. normal kur kishte 300 dosje qe flenin ne sirtar dhe nje dite te bukur te ngrejne ne detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas