Mapo Format

Raporti i ministrisë së Arsimit për UT: Rektori Koni ka shkaktuar dëme financiare dhe shkelje ligji






               Publikuar në : 16:27 - 14/04/18 |
mapo.al

Ministria e Arsimit përmes një raporti  konfirmon për shkelje ligji dhe dëme financiare për Universitetin e Tiranës.


Grupi i punës i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku, kanë arritur në këtë rezultat, sipas tyre Universitetin e Tiranës ka problematika të administrimit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokollimit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjell konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni.

Gjithashtu në raport konstatohen dhe shkarkimet të stafit të UT-së të kryer në kundërshtim me ligjin.

Në raport thuhet se, Rektori Mynyr Koni ka mungesë bashkëpunimi dhe mosmarrëveshje me administratën ku përfshihen dhe drejtuesit kryesorë.

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas