Politika

Raporti i DASH, Berisha numëron problemet: 6 vula të zeza në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve për vitin 2018 ku Shqipëria vlerësohet si një vend i vështirë për të bërë biznes.

Berisha numëron sipas tij problemet që ekzistojnë në vend dhe që evidentohen nga raporti. Ai thotë se janë 6 vula të zeza për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.



Në këto problematika Berisha numëron korrupsionin, mungesën e transparencës në prokurimet, çështjet e pronësisë, praktikat PPP, favoret për kompanitë me lidhje politike.

STATUSI I BERISHËS
6 vula të zeza nga Departamenti i Shtetit në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së tij!
Ata përgjigjen: Shumë kemi vjedhur por më shumë do të vjedhim!
Të dashur miq në Raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vulë të zezë:
1. Vula e parë e zezë:
– Investitorët e huaj kanë shqetësim të madh korrupsionin (sidomos në sistemin e drejtësisë), mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave (pasigurinë juridike).
2. Vula e dytë e zezë:
– Ndonëse reforma në drejtësi është në zbatim (përfshirë vettingun), investitorët e huaj kanë perceptim “problematik” mbi klimën e të bërit biznes dhe shprehen se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të investuar (…albania remains a difficult place to do business).
3. Vula e tretë e zezë:
– Investitorët shprehen për paqartësi në interpretimin e bazës ligjore (nga organet), gjë e cila nga njëra anë pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjetër krijon hapësirat për “favore” për kompani me lidhje politike.
Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.
Madje disa biznese të mëdha janë shprehur se kanë pasur presione për të nënkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).
Raporti thotë se: janë të zakonshme raportimet për praktika korruptive në prokurimet publike (të shpeshta dhe të përhershme).
4. Vula e katërt e zezë:
– Praktikat PPP kanë sjelle ulje të konkurrencës (ngushtim të hapësirave konkurruese).
Analizat e paplota dhe të cekëta (të paplota, apo të varfra) të “kosto-benefiteve” dhe mungesat në ekspertizën teknike (stafet teknike) në konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve janë një shqetësim i vazhdueshëm.
5. Vula e pestë e zezë:
– Problematikat me çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë sfidë për Shqipërinë. Mbetet e vështirë pajisja me titullin e pronësisë (prezente janë praktikat korruptive të tjetërsimit të pronës).
Kompensimi i tokave të konfiskuara gjatë regjimit komunist është vështirë i alokueshëm dhe i pamjaftueshëm (në aspektin financiar).
6. Vula e gjashtë e zezë:
– Raporti mbështet edhe te indeksi i korrupsionit te “transperancy international 2017”, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 91 (nga 180 vende), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2016, përkeqësim me 8 vende (në 2016 ishin në vendin e 83).
Shqipëria perceptohet si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor “më i korruptuar”.
Shqipëria vazhdon të ketë vlerësime negative përsa i përket respektit/zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe furnizimit me energji elektrike.
Ky raport është një thirrje për çdo shqiptar t’i flakë këto kalbësira një minutë e më parë! sb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas