Politika

Raporti i DASH, Ahmetaj: PPP përdoret në të gjithë botën, nuk e shpikëm ne

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Ahmetaj tha se korrupsioni është një ndër problematikat më të mëdha të biznesit.



Sipas tij, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore.

Ministri gjithashtu iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën.

“Raporti thekson domosdoshmërinë e klimës së biznesit dhe tërheqjes së invenstimeve të huaja. Në raport ka referenca për korrupsionin në drejtësi. Një nga paragrafët e raportit i referohet korrupsionit në drejtësi si një nga problemet kryesore të prishjes së të bërit biznes.

Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë invenstimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore.

Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë Vettingun apo reformën në Drejtësi. Ata vendosen kundër interesave qytetare. Është kjo qeveri që ka inicuar dhe po mbështet me të gjithë instrumentat implementimin e reformës në drejtësi.

Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë.

DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri”,- tha Ahmetaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas