Kryesore

Raporti ‘bombë’ i DASH për klimën e biznesit: Ja kur u përjashtua edhe njëherë Shqipëria

“Shqipëria ka vendosur një regjim liberal të investimeve të huaja me qëllim rritjen e tyre. Qeveria shqiptare ka marrë masa për të përmirësuar klimën e biznesit në vend”.

Kështu shkruhej në raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, që përgatitet rregullisht prej një dekade për mbi 170 vende.



Por kjo deklaratë bëhej në vitin 2013.

Prej atij viti, raportet erdhën duke u rënduar dhe sivjet Shqipëria nuk është përfshirë në vlerësimet e DASH, çka nënkupton se Shqipëria nuk është një vend ku kompanitë e huaja mund të bëjnë biznes.

“Të mos jesh vend mikpritës për bizneset amerikane do të thotë se në Shqipëri ka klimë armiqësore ndaj tyre me taksa të larta, ka konkurencë të pandershme nga paratë e pista të trafikut të drogës dhe korrupsionit, ka përqendrim të ekonomisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Raporti nuk është komentuar nga qeveria shqiptare, por disa portale kanë nisur të hedhin dyshime se kjo punë është hakmarrje e një përfaqësuesi të Dhomës Amerikane të Tregtisë, me të cilin Edi Rama ka pasur disa përplasje publike.

Megjithatë fakt është se një vit më parë, në vitin 2017, ajo që shkruhej në faqen e Departamentit të Shtetit, ishte një shuplakë e rëndë për vendin tonë.

“Pavarësisht dëshirës së shprehur të qeverisë për të tërhequr investime direkte të huaja, korrupsioni në Shqipëri është endemik, veçanërisht në gjyqësor, dhe respekti për pronën private dhe zbatimi i kontratave mbetet në nivele të ulëta. Implementimi i reformës në drejtësi ka nisur së fundmi, por klima e biznesit mbetet problematike dhe Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë për të bërë biznes”.

Por kjo nuk është hera e parë kur Shqipëria përjashtohet nga raporti i DASH për klimën e biznesit. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2011, kur Shqipëria kaloi një moment të vështirë politik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas