Dikur, Kryesore

“Rambuje, qëndrimi im dhe kori i apatridëve!”

SALI BERISHAIsh-kryeministri Sali Berisha, me një shënim në profilin e tij në Facebook ka shkruar kujtimet e tij në lidhje Konferencën e Rambujesë. Në shënimin e tij ai ka sulmuar edhe disa gazetarë dhe analistë, që siç i çua ai, nuk e njohin të vërtetën e kësaj ngjarjeje historike.

MË POSHTË SHËNIMI I PLOTË I BERISHËS:



Të dashur miq, nga data 6 – 23 shkurt të vitit 1999, u mbajt në Francë, në Kështjellën e Rambujesë, konferenca më e rëndësishme në histori për ne, apo Deyton i dytë për Kosovën. Fuqitë e Mëdha paraqitën në konferencën me datë 7 shkurt një dokument, Kushtetuta e Rambujesë, sipas të cilës Serbia largohej tërësisht nga Kosova, përveç kufirit të saj ndërkombëtar.

Në Kosovë futeshin ushtritë e NATO-s, ngriheshin instituciont e saj dhe, pas një periudhe kalimtare tre vjeçare, mbahej referendum për statusin e Kosovës. Pra, respektohej e drejta e ushtruar edhe më parë nga qytetarët e Kosovës për statusin e saj, si dhe ligji ndërkombëtar, rezoluta e OKB-së për Kosovën, e votuar në vjeshtën e vitit 1994, nga 137 vende anëtare, pra mbi 2/3, e cila njihte dhe sanksiononte të drejtën e shqiptarëve te Kosovës për vetvendosje. Ndaj dhe unë, para fillimit dhe gjatë zhvillimit të saj, mbështeta plotësisht konferencën.

Por, me datë 17 shkurt, papritur gjithçka u përmbys. Fuqitë e Mëdha paraqitën një projekt të ri, në të cilin nuk ekzistonin referendumi as dhe periudhë kalimtare dhe NATO nuk futej në Kosovë por zëvendësohej me OSBE-në. I informuar nga miqtë e mi, për këtë ndryshim dramatik, me datë 18/II/1999, bëra një deklaratë publike dhe denoncova projektin si antishqiptar si dhe u shpreha se, nuk ka shqiptarë që mund ta mbështesë atë. Natyrisht, kjo zgjoi zemërimin e “perëndive” të tokës, por jo të Zotit, si dhe tërbimin e Beogradit ndaj meje.

Asokohe, qëndrimin tim e vlerësuan shqiptarët, si dhe miqtë e mi në Kështjellën e Rambujesë. Përfaqësia shqiptare në Konferencë e kundërshtoi kategorikisht dhe unanimisht projektin dhe pas 3 – 4 ditësh negociatash intensive dhe me ndihmën e miqve tanë, u rikthye në tërësi teksti i parë dhe me datë 23 shkurt, përfaqësia shqiptare deklaroi se ajo, unanimisht, pranonte në parim marrëveshjen, por kërkoi pak kohë për t’u konsultuar me forume dhe faktorë të tjerë në Kosovë.

Fuqitë e Mëdha pranuan kërkesën dhe caktuan datën 15 mars për mbledhjen e Konferencës ndërkombëtare për Kosovën. Ato ditë, në një seri deklaratash, mbështeta qëndrimin e përfaqësisë shqiptare dhe u bëra thirrje të gjitha forcave politike ta mbështesin atë.

Në atë kohë për këto qendrime unë u përballa me sulme të egra publike nga autoritetet serbe, mediat e këtij vendi por korit të tyre iu bashkuan qeveritarë, zyrtarë, gazetarë, pseudoanalistë të Shqipërisë, madje edhe ndonjë nga Kosova që me shpifje, trillime, më akuzuan se bllokova firmosjen e marrëveshjes.

Në një kohë kur e vërteta ishte krejt tjetër. Unë kisha kundërshtuar vetëm projektin që sanksiononte pushtimin e Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të them këtu, se këtij kori mjeranësh, nuk iu përgjigja kurrë, pasi me kredencialet e tyre apatride nuk meritonin përgjigje. Me sulmet e tyre, ata provonin se ishin pro projektit të shkruar në Moskë apo Beograd.

Mirëpo, 3 – 4 javë më parë, një natë në TV Klan, ne emisionin “Opinion”, publicisti dhe deputeti i PDK te Kosoves, Berat Buzhala, përsëriti, pas 15 vitesh, në një formë disi me te zbutur melodine bajate të korit apatrid dhe, fill pas tije , një javë më vonë, Edi Rama, gjithnjë i gatshëm të shkojë me klientin më të parë, përsëriti të njëjtën gjë.

Buzhala, ndofta nuk njeh realitetin ndaj dhe vendosa, me këtë shkrim të përgjigjem dhe të nxjerr të gjithë të vërtetën e qëndrimit tim ndaj Rambujesë, prapavinë e sulmeve të shqiptarëve albanofob ndaj këtij qëndrimi. Këtu më poshtë, keni linkun e shkrimit tim te plotë dhe bashkëngjitur deklaratat e mia të atyre ditëve për Rambujenë, për cilindo nga ju që ka interes.

PasPara

2 komente

  1. IK OR BERISHA IK MOS NA CAJ VESHET ME PERRALLA … E BERE VENDIN KORRUPSION ME NDERTIME .. E SHKATERRUAT VENDIN …. DHE TANI PO NA RREN AKOMA … KUSH TA VARTE TY MORE MIZE NE ROMBUILLE … ATJE VENDOSI AMERIKA DHE SHYQYR QE JACK CHIRAK DHE KLINGTON VENDOSEN TA SULMOJNE SERBIN … PRANDAJ JA FUT KOT SE SKE BERE GJE PER SHQIPTARET …VETEM I VODHE … I PERCAVE SI ENVER DIKTATORI

  2. Rabujeja ,u mbajt ne nje kohe kur shqiptaret ,edhe te te peshtynin ,u vinte peshtire.Ben mire qe na I kujton ,se kush je ,se harrojme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas