Aktualitet, Rajoni

Rama-Vuçiç, darkë e paparashikuar

rama konfSituata e vështirë e krijuar përgjatë konferencës për mediat mes dy kryeministrave është pasqyruar edhe në drekën që kreu i qeverisë serbe, Vuçiç shtroi për delegacionin shqiptar.

Burime nga kjo drekë kanë bërë me dije se ajo ka qenë e tensionuar dhe mes dy delegacioneve ka qenë e vështirë të niseshin biseda, çka do të bënin të mundur edhe kalimin e kohës deri në përfundimin e drekës zyrtare.



Të njëjtat burime kanë bërë me dije se ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që është përpjekur më shumë për të shtensionuar këtë drekë, ndërsa ka nisur të ftojë në bisedë edhe dy krerët e qeverisë.

Kështu mësohet se Daçiç me humor ka deklaruar se për 20 vite rresht në pushtet është robtuar për të mirën e Serbisë.

Pavarësisht bisedës së pakët që ka prodhuar kjo temë, situata në tryezë mësohet se ka vijuar të jetë e ftohtë. Për t’i dhënë një ritëm tjetër dhe për të dalë nga kjo gjendje, mësohet se të pranishmit në këtë kanë gjetur një temë për të cilët të flisnin pa drojën se do preknin ndjenjat nacionaliste të njëri-tjetrit. Kështu mësohet se në tryezë është hapur çështja e artit, për të cilën të pranishmit kanë pranuar të flasin më shumë.

Mësohet se gjithsesi, mes dy kryeministrave shkëmbimet e mendimeve dhe bisedave kanë qenë shumë të pakta. Por në mënyrë të paparashikuar, dy delegacionet kanë qenë sërish bashkë dje në një darkë informale, çka tregon se palët kanë dashur që të korrigjojnë diçka nga ngjarjet e paradites.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas