Kryesore

Rama-vlonjatëve: Më tha njëri kam 60 vetë pa punë, po i thashë, t’i fus unë….

Kryeministri Edi Rama ka treguar disa shembuj në Vlorë, sesi qytetarë të ndryshëm kanë refuzuar punën në privat, pasi synojnë vetëm punësimin në shtet.

Rama tha se, sfida kryesore mbetet bindja për punësim të personave që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.



Shembujt e dhënë nga Edi Rama:

“Një kryetar organizate më tha kam pa punë disa anëtarë, më dha një shifër vlonjatshe 60, si organizata më e fuqishme e Bashkimit Sovjetik nga pikëpamja e numrit.

I them të 60 nuk iki në Tiranë pa t’i futur në punë, por ama në privat, jo tha në privat jo. Partia domethene për shumë njerëz tanët partia s’mund t’i lërë në dorë të privatit, duhet ti fusi në shtet, në shtet hyjnë njerëz në punë për të bërë detyrat e shtetit, shteti s’është zyrë punësimi që kush rri pa punë të marri punë në shtet.

Dikush më tha dua të ma bësh gruan pastruese. Dakort që nesër në privat. “A, jo”, tha.

Atëherë ku ndryshon fshesa e shtetit nga fshesa e privatit? Se fshesën e privatit duhet ta tundësh, të shtetit ta lësh në një cep e të pish kafe.

Një nga Kukësi më con mesazh “po vdes për bukë unë dhe familja ime”

I them që nesër në punë nëse pranon në privat, në shtet s’është puna ime.

“Unë po vdes per buke”, tha, “pranoj cdo punë”.

Dje më vjen mesazhi që s’po e lexoj i drejtorit të zyrës së punës se eshte per te qeshur dhe per te qare. 4 oferta për punë zotërisë për veten dhe për djalin me 8 klase shkolle.

“S’ka nevoje të paktën më fusni djalin”

Kamarier, ndihmes kamarier, lavazhier dhe me ngarkim shkarkim.

“S’e kam djalin unë për ti shërbyer të tjerëve se ka plot 8 klasë” tha, është mbi të tjerët domethene.

“Këto janë sfida”, tha Rama.

“Do kemi zhvillime të rëndësishme me pozitivitet për ekonominë të menjëhershëm dhe afatgjatë, ndërtimi i aeroportit të Vlorës që do fillojë këtë vit, apo do marrim saldtorë turq. Pse? Sepse s’ka saldatorë të mjaftueshëm shqiptarë, ose ata që kanë mësuar saldim dikur duan punë në shtet apo ndihmë ekonomike”, tha Rama.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas