Kryesore, Politika

Rama: Ulëm taksat për qytetarët, i rritëm për oligarkët… dhe një batutë për Lali Erin

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se është në krye të një qeverie që po favorizon oligarkët duke rënduar me taksa qytetarët e thjeshtë.

Rama thotë se qeveria e tij ka rritur vetëm dy taksa dhe e para ndëshkon drejtpërdrejtë oligarkët.



“Kemi rritur vetëm dy taksa, taksën për ata që fitojnë më shumë, që ishte 10 për qind e bëmë 15 për qind. E bëmë ne që akuzohemi për parti oligarkësh. Ne i kemi bërë oligarkët që të paguajnë shumë më tepër seç paguanin”,- deklaroi ai.

Taksa e dytë e rritur në mandatin e parë është ajo e karburantit. Rama thotë se, ishte një vendim i detyruar.

“Kemi rritur taksën e karburantit, sepse ishte e vetmja taksë ku mund të rrisnim pa rënduar ekonomitë e familjeve, sepse ata që konsumojnë karburant prej vitesh paguanin një çmim karburanti për shkak të kushteve ndërkombëtare një çmim më të lartë.

Për të rritur të ardhurat si pasojë e gropës që kishim përpara, ne vendosëm që të rrisim këtë taksë, që rëndon ata që sidoqoftë kanë diçka më shumë, sepse konsumojnë karburant”,- u shpreh ai.

Rama njohu edhe një akcizë të rritur, por thotë se është bërë për një mision tjetër. “Rritëm akcizën e duhanit, po e rritëm që ata që e konsumojnë ta lënë duhanin”, u shpreh ai.

“Ne nuk kemi rritur taksat, por Lali Eri po, i ka rritur dhe rritja e taksave nga kryetarët e bashkive nuk reflektohet si një ngarkesë që i pengon të besojnë këtë që themi ne. Por pse janë rritur taksat? Kur sheh një kryetar bashkie, që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ja vlen që të paguhet pesë lek më shumë”,- shtoi Rama.

Sa i takon punësimit, Rama la të kuptohet që qytetarët e papunë i ka zënë një formë dembelizmi.

“Kemi humbur dëshirën dhe instiktin që ka kushdo që ka zgjedhur këtë sistem, dëshirën për të kërkuar punën”,- u shpreh ai.

Në fund, Kryeministri ftoi të pranishmit që të flisnin hapur.

“Të flisni hapur, se gjërat nuk janë mirë dhe unë e di. Duhet të dëgjojmë këto gjëra, por jo nga kazani, por nga njerëzit e zakonshëm që i kanë probleme të jetës së tyre të përditshme”,- u shpreh ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas