Politika

Rama: Ua morëm frymën me taksa oligarkëve në Tiranë

Qeveria e vazhdoi në Laç turin e llogaridhënies, ku i pranishëm ishte e edhe kryeministri Rama.

Teksa foli për taksat, kryeministri tha se për rritje të taksave ankohen ata që nuk paguajnë fare taksa.



Ai përsëriti edhe një herë se qeveria ka rritur vetëm dy taksa.

Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Taksën për ata që kanë më shumë të ardhura, për biznesin e madh.

Oligarkët që ndërtojnë në Tiranë sot paguajnë shumëfish më tepër taksa se më parë.

Është ulur taksa për rrogat nën 600 mijë lekë.

Kemi ulur taksat për 97 përqind të personave.

Ne kemi rritur edhe taksën e karburante dhe kjo është e vërtetë, por vetëm kaq”, tha kryeministri.

Ai ndërkohë debatoi me një qytetar, që s’e lëshonte mikrofonin nga dora.

Rama: Jepja pak mikrofonin atij burrit me mustaqe në fund.

Qytetari: Përshëndetje!

Rama: Jo mo vëlla, se e kisha me atë me mustaqe në fund, e di pse? Se ti ke flokë, ai nuk ka.

Qytetari: Nuk ka rëndësi…

Rama: Jo ka rëndësi plot. Po si ka mundësi që flet kaq shumë, pa punë po, pa ndihmë ekonomike po, prit tani t’i jap përgjigje atij, apo do ia japësh ti.

Qytetari: Hiqe atë nga puna.

Rama: Oooo, ca është kjo punë, hiqe atë nga puna. Ti më thua mua që hiq atë nga puna se e paske inat një njeri. Zotëri më fal që po ta them, por po e tepron. O zotëri ka mundësi tani që të pushosh, se ka dhe njerëz të tjerë që duan të flasin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas