Kryesore

Rama tensionohet me gazetaren: Po bën propagandë… Hajde këtu e vazhdo konferencën

Kryeministri Edi Rama e nisi në mënyrë të qetë konferencën e parë pas kthimit nga Samiti i Sofjes.

Por nuk ishte e thënë që të shkonte në këtë mënyrë.



Fillimisht ai pati momente tensioni me gazetarin e Top Channel, pasi ai e pyeti për dëshminë e Albert Veliut.

Rama e pyeti gazetarin nëse ai e beson këtë histori, kurse gazetari i tha se nuk është ai kryeministri i vendit.

Por tensionin më të madhe e pati konferenca kur mikrofonin e mori një gazetare e FaxNews.

I pyetur se përse duhet ta besojnë shqiptarët, në kohën kur të tjera gjëra ka thënë për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin dhe të tjera kanë rezultuar, Rama tha: “Se pse duhet të më besojnë shqiptarët mua, lëruani shqiptarëve se me shqiptarët merrem vesh vetë”.

Më pas gazetarja e pyeti se si ndjehet Rama kur sheh që dy ministrat e Brendshëm i ka nën akuzë për lidhje me drogën.

“Pyetni pronarin tuaj nëse mban përgjegjësi për vëllain e tij.

Ju merrni mikrofonin dhe bëni propagandë,” tha Rama, duke e akuzuar gazetaren se nuk po tregon respekt.

“Unë jam respektuese, nuk po bëj propagandë, është thjesht një pyetje. Pronari im nuk është ministër”.

“Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit,” tha Rama, teksa mbylli konferencën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas