Arkiva 2

Rama takon Ruçin, Veliaj: Teatrin e kundërshton grupi i Mamurrasit

Kryeministri Edi Rama, një ditë para seancës plenare, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku ka takuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Të pranishëm në takim ishin dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga si dhe Engjëll Agaçi. Takimit i është bashkuar edhe relatori i ligjit për teatrin, Ilir Beqaj.

Ditën e djeshme përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës u përplasën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit, ndërsa palët nuk kursyen akuzat.



Kurse kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në Ora News tha se Komisioni i Bashkisë dhe Qeverisë do të studiojë ofertat dhe më pas do nisë puna.

Për Veliaj, një godinë e re për aktorët është emergjencë pasi punojnë në kushte spartane. Projekti i ri sipas tij jo vetëm do të rrisë sipërfaqen, por do ofrojë shërbime. Sa i takon kritikëve, ai thotë se shumica nuk kanë asnjë lidhje me Teatrin. Për këtë ai iu referua edhe protestës së FRPD-së, ku foli për grupin e Mamurrasit që nuk dinë nga e ka hyrjen institucioni.

Teatri do ketë ngrohje, do t’i punojë banjoja, do ketë dushe, do ketë dhoma ku ndërrohen aktoret, do ketë sallë në tarracë, një hapësirë në natyrë, do ketë sallën e madhe brenda. Sa kohë do t’i nëntëfishohet sipërfaqja dhe sa kohë do ketë shërbime, sot aktorët janë në kushte spartane. Kundërshtojnë ata që nuk janë futur njëherë në Teatër. Ti mendon se grupi nga Mamurrasi që erdhi me furgon i FRPD e dinin ku i bie Teatri? Ata nuk dinin me hedhë as vezë. Nuk janë futur ndonjëherë në teatër, as nuk e dinë si është një biletë teatri. Nuk jam për t’i fyer, por po them ka pak vlerë protesta e dikujt që nuk e lidh gjë me të, por thotë për ideal të partisë jam kundër. Po pro, je për ndonjë gjë?”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas