Kryesore

Rama takoi Ronaldon në “Allianz Stadium”, ja çfarë shkruajnë mediat Italiane…






               Publikuar në : 18:53 - 28/08/18 |
mapo.al

Prezenca e kryeministrit Edi Rama në “Allianz Stadium” të shtunën dhe fotografia me yllin portugez Cristiano Ronaldo, ka marrë edhe vëmendjen e media sportive italiane.


“Juve, Kryeministri shqiptar në stadium për CR7-ën”, e titullon artikullin e publikuar këtë të martë sportivja italiane “Calciomercato”.

calciomercato

“Një tjetër tifoz i shquar i shtohet grupit të Juventusit. Ardhja e Cristiano Ronaldo-s ka sjellë edhe Kryeministrin Edi Rama në “Allianz Stadium” të shtunën në mbrëmje, në takimin e fituar 2-0 kundër Lazio-s. Pas suksesit kundër kryeqytetasve, në të cilin Ronaldo nuk ka shënuar, kryeministri ka patur rastin të takojë fenomenin portugez, si dhe të marrë një bluzë të nënshkruar nga të gjithë protagonistët bardhëezinj”, shkruan në artikull “Calciomercato”, që publikon edhe postimin në Instagram të kreut të qeverisë shqiptare, i cili pozon krah CR7-ës.

Rama-roni


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas