Kryesore

Rama sinjale “dashurie” për deputetin e LSI-së: E kam mik, se çfarë mendon ai…

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, ka pasur një takim me minoritarët në Dropull. Prej andej Rama ka lëshuar sinjale dashurie për deputetin e LSI-së Vangjel Tavo.

“Unë Vangjel Tavon e kam mik, kjo është ajo që mendoj unë, se çfarë mendon Vangjeli këtë e di ai”, u shpreh Rama.



Më herët Rama ka pasur një replikë dhe me një minoritar, i cili e quajti provokim arrestimin e Spiro Kserës.

Minoritari: Promovimi i nacionalizimit ka provokuar probleme. Unë jam i Partisë Demokratike. Ai që mund të kundërshtonte Vangjel Tavon ishte Spiro Ksera. A ishte provokim për minoritetin arrestimi i ish-ministrit përpara derës së shtëpisë?

Edi Rama: Qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën Prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duhet qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira ka humbur durimin e thotë duke mu drejtuar mua pse nuk fut në burg këtë e atë, pse nuk kap këtë e atë.

Lavdi popullit shqiptar në 90 sistemi ku të kapte e fuste në burg partia, qeveria, kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem ku këtë gjë do ta bëjë vetëm drejtësia. Dhe ajo që shumicat parlamentare në demokraci kanë të detyrë të bëjnë është të krijojnë kushtet me reforma që drejtësia të funksionojë. Ndërmorëm pas shumë vitësh reformën në drejtësi dhe në një kohë rekord.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas