Kryesore

Rama shfaqet i tensionuar: Por jam optimist pas takimit me Macron

Kryeministri Edi Rama u shfaq i tensionuar në takimin me ligjvënësit e PS.

Në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama informoi deputetët socialistë mbi takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.



“Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese mbi disa tema të rëndësishme mund tu them me plot gojën se dëgjova nga presidenti fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, rolin në rajon, linjëzimin konseguent i politikës sonë të jashtme me atë të BE, reforma në drejtësi, procesi i vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, reformimi i policisë së shtetit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë franceze, arritjet serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përkatësia e fortë europianiste e shqiptarëve u përmendën me radhë dhe kosniderata të larta nga presidenti i Francës. Ai tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat citoj: meritojnë vlerësimin më të lartë për këtë fazë të procesit”, por tema e gjerë e reformimit të Europës që diktojnë një reflektim të thelluar të Francës para marrjes së vendimit përfundimtar në qershor”, tha Rama.

Ai sulmoi disa herë opozitën shqiptare, duke thën se ajo po baltos vendin para vendimit për hapjen e negociatave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *