Politika

Rama publikon videon: Punimet për Bypass-in e Fierit, në vjeshtë. Çlirohet trafiku drejt Jugut

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me pamje nga projekti i unazws lindore tw Fierit, ndërsa thotë se në vjeshtë do të nisin punimet për Bypass-in e Fierit që do të çlirojë trafikun e automjeteve drejt jugut për sezonin e ardhshëm veror.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 😊”– ka shkruar Rama në facebook.

Kujtojme se ne një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave pak ditë më parë në Jalë, Rama e ceku ketë problem duke kërkuar edhe ndjese.



“Dua të bëj një falenderim për të gjithë ju që erdhët dhe duke veçuar ata që erdhën me vonesë sepse janë më të lodhur nga rruga e gjatë, me ndjesën e bllokimit në Fier, shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier”,- tha kryeministri në takim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas