Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke ndarë me ndjekësit e tij pamjet nga spitali dhe materniteti i ri i Sarandës, për të cilin shkruan se pas një kohe të gjatë braktisjeje, së shpejti do të punojë me orë të plota në shërbim të publikut.
Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje, rrënimi tërësor e mungesash alarmante që nuk alarmuan askënd për vite të tëra, ju uroj një javë të mbarë 🌹