Kryesore

Rama publikon letrën, ka një mesazh për dibranët që e kanë sharë për Rrugën e Arbrit





               Publikuar në : 14:34 - 15/06/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të shkruar me dorë në profilin e tij të Facebook, por e ka fshirë sërish pak sekonda më vonë.


“BalkanWeb” ka arritur të kapë në moment letrën e publikuar nga kryeministri, me anë të së cilës i drejtohet dibraneve që sipas tij e kanë sharë për Rrugën e Arbrit.

Rama i fton dibranët të marrin pjesë të dielën në nisjen e punimeve për këtë aks rrugor që sipas tij është pritur 100 vjet.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet.

Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”,– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh./BW/
y6ghb


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas