Politika

Rama pritet me protesta në Fier, PD nxjerr videon: Drejtori i Policisë gris banderolën kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në qytetin e Fierit pas vizitës në Lushnje.

Por kreu i qeverisë përveç mbështetësve është “përballur” edhe me dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të PD, të cilët protestojnë me pankarta në duar.



Gjatë protestës dëgjohen edhe thirrjet e tyre “Rama ik”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europes” apo “Poshtë pashallarët e krimit”.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baci, ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook një video nga protesta.

Sipas PD në pamjet e filmuara duket Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, që ka grisur banderolën e të rinjve protestues.

“E paprecedente! Drejtori i Policise Fier gris banderolen e PD kunder bashkeqeverisjes me krimin!” shkruan PD.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas