Kryesore, Politika

Rama prezanton 12 prefektët e rinj, rikthen ushtarakët në rezervë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot 12 prefektet e rinj.

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një isntitucion i Prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në cdo qark.



Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se prefektët e rinj kanë kaluar në një filtër të imët dhe se kanë eksperiencën e duhur. “Proçesi ka zgjatur për rreth 40 ditë dhe në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar pasi kemi rënë dakord mes vetit për profilin e ri të prefektit, një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë në rezervë. Kemi kaluar në një filtër të imët, duke vlerësuar prefektërt e rinj për formiminin e tyre të lartë profesional, aftësi menaxhuese dhe ekzekutuese”,- tha Rama duke treguar edhe kriteret e përzgjedhjes.

Prefektët e rinj:

I Kukësit Zenel Kuçana, ka përballuar edhe krizën e 1999
I Dibrës Nuredin Shehu, kolonel në rezervë
I Shkodrës Cesk Millja, kolonel në rezervë
I Lezhës Gjergj Prendi, kolonel në rezervë
I Durrësit kapiten i rangut të parë në rezervë
I Elbasanit Maksim Malaj, ish-Gjeneral
I Fierit Bakim Bala
I Beratit Harilla Dafa kapitene e rangut të parë
I Korçës Dhori Spirollari
I Vlorës Flamur Mama
I Gjirokastrës Astrit Aliaj
E Tiranës Suzana Jahollari

Vendimi për shkarkimin e 12 prefektëve u mor sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas këtij vendimi, u larguan nga detyra të 12 prefektët në 12 qarqet e vendit., të cilët u zëvendësuan me prefektët e rinj, që janë të gjithë ish-ushtarakë.

Prefektët që largohen nga detyra: 

Prefekti i Tiranës  – Admir Abrija

Prefekti i Durrësit – Emiljan Jani

Prefekti i Elbasanit – Ardit Demiri

Prefekti i Fierit – Vasil Bregu

Prefekti i Vlorës – Etjona Hoxha

Prefekti i Gjirokastrës – Flamur Bime

Prefekti i Beratit – Valbona Zylyftari

Prefekti i Korçës – Pandi Papando

Prefekti i Dibrës – Ardit Kaja

Prefekti i Kukësit – Liman Morina

Prefekti i Shkodrës – Paulin Radovani

Prefekti i Lezhës – Eduard Ndrecaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas