Kryesore, Politika

Rama për ARD: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, besoj në shpirtin…

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se: “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.



I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë, por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Kreu i Ezkekuvit thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raporte të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit illegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore, Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese.

Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas