Kryesore

Rama pas kthimit nga Sofja: Jam optimist, por agjendat nuk përkojnë

Me të mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” menjëherë pas samitit në Sofje, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë me gazetarët.

Ai tha se mbetet optimist për hapjen e negociatave, por e pranoi se agjendat nuk përkojnë.



“Jemi në një fazë ku agjendat nuk përkojnë, madje përkojnë pak.

BE është në kulmin e një debati të brendshëm, që nuk ndihmon në atë që synojmë ne.

Por kjo ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht.

Mbetem optimist se në fund të qershorit mund të kemi një rezultat pozitiv.

Në çdo rast të ri të çeljes së negociatave ka pasur formula dhe artikulime inovative, për të thënë një fjalë të butë.

Erërat kundër zgjerimit në BE nuk ndihmojnë, pasi mjafton vetëm një vend i vetëm dhe i gjithë procesi bëhet i vështirë.

Në Sofje është bërë progres i rëndësishëm në funksion të zgjidhjes së çështjes mes Maqedonisë dhe Greqisë,” tha Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas