Kryesore

Rama: Nuk përfunduam si Greqia. Pagesa te Rruga e Kombit nuk rifillon pa gjetur zgjidhje

“Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha në Kuvend kryeministri Edi Rama.

Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës.



“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme është vetëm maxhoranca.

Por Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët.

“Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpmaja psikologjike për njerëit e painfomruar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për axhendat e tyre”, tha Rama.

Kryeministri u shfaq i irrituar, por edhe i lodhur në Kuvend.

Ai tha se qeveria e tij nuk ka rritur taksat, por i ka ulur ato për 97 përqind të qytetarëve. Sipas tij, qeveria e tij po mbledh detyrimet për ujin e energjinë, por kjo nuk do thotë se këto janë taksa.

“Nëse nuk ndërhyjmë sot, thellohet gremina nesër,” tha Rama. “Nuk ka udhëheqës që vendos pagesa me dëshirë”.

Ai shtoi se këto janë reforma të rëndësishme, që nuk kanë për qëllim pushtetin.

Sipas kryeministrit, falë këtyre reformave, Shqipëria nuk përfundoi si Greqia.

“Unë zgjedh të bëj gjënë e duhur”.

PasPara

1 koment

  1. Eshte e qarte qe Edi Rama vetem mashtron. Athere pse po rregullohen barrierat e Tolleve tek tuneli ne Kukes!?!? Sepse ky vetem mashtron, kte di me bo mir.

    Kuksiant kan intuit, dhe intuita e kuksianve esht qeveria nreq, na prish, hajt shnet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas