Kryesore, Politika

Rama: Nuk e harroj kur kam parë djalin të qajë poshtë krevatit se kishte dëgjuar që ishte…

Mbrëmjen sotme gjatë debatit për paketën e antiishpifje, në emisionin “Dritare” në NEWS 24, Rama ndër të tjera ka rrëfyer me indinjatë, se nuk mund të lejojë që të ketë shpifje të tilla si ajo, e disa viteve më parë, kur thuhej se Gregu nuk ishte djali i tij por i babait të tij.

“Unë jam babi i një djali 4 vjeç dhe një djalë është bërë 30 vjeç dhe që i vogël ka dëgjuar llumin, dhe unë si kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet.



Nuk e harroj unë kur e kam parë nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke kuisur kur kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim

 

Çfarë do ndodhë me faqet online të kumarit? Rama shpjegon nismën

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga në “News 24”, ka folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend.

Lidhur me bastet online, Rama tha se do të mbyllet edhe kompania e vetme e basteve online regjistruar në Shqipëri, ashtu si pikat fizike. Ndërsa për faqet e huaja të basteve, tha se po diskutohet nëse pas 31 Dhjetorit, do të mbyllet edhe aksesi në këto faqe nga vendi ynë.

“Për monopolin, në 1 Janar është njësoj si të gjithë të tjerat. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online-n në të ardhmen. Mund të bllokojmë online-n jashtë”, tha kreu i qeverisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas