Politika

Rama nesër në Shkodër, del skenari i demokratëve, ja çfarë do të ndodhë




               Publikuar në : 14:10 - 13/04/18 |
mapo.al

Pas lajmit se kryeministri Edi Rama pritet të shkojë ditën e nesërme në Shkodër, Partia Demokratike njofton se ka organizuar një protestë.


Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga dega e PD-së në Shkodër, thuhet se protesta e nesërme do të mbledhë edhe biznesin e vogël që proteston kundër futjes në skemën e TVSH-së.

Në protestën e nesërme PD kërkon sërish lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vizitën e nesërme të Ramës në Shkodër.

Vasili shkruan se kur Shkodra u përmbyt, Rama u fut vrimave dhe shkoi për turizëm.

Ai shton se Rama është në vendin e parë për paturpësinë në botë.


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas