Kryesore

Rama në Twitter, merr në mbrojtje Prokuroren

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi kryeprokuroren Ina Rama profesioniste kurse Berishën gënjeshtar dhe turp  të Shqipërisë, nw një “cicërimw” në rrjetin social Twitter, kryesocialisti shprehet se “Dy ditë dy intervista dy pamje, Ina Rama, qetësi, profesionalizëm, fakte. Saliu ccorodi, gënjeshtra, kërcënime, turpërues për Shqipërinë!”, shkruante Rama.  Rama duket se u referohet dy intervistave televizive rreth hetimeve për 21 Janarin. Kryeministri Sali Berisha theksoi gjatw intervistës sw tij se, “Ina Rama nuk e meritonte shkarkimin, por arrestimin”. Kurse të enjten, kryeprokurorja Ina Rama gjatë një interviste nw Opinion  mbrojti hetimet dhe konkluzionet e FBI rreth ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa akuzoi Gardën se fshehu gëzhojat që ishin shkrehur në bulevard, jashtë rrethimit të kryeministrisë dhe theksoi se janë fshehur qëllimisht filmime që tregojnë shumë të vërteta rreth demonstratës së Janarit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas