Politika

Rama në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare injoroi Nishanin… por jo Metën

Presidenti Ilir Meta, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku po marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj,drejtues të SHISH dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Mësohet se shkak i kësaj mbledhje janë zhvillimet e fundit në vend si çështja Tahiri apo edhe skandali i audio-përgjimit të Agron Xahafajt, vëllait të ministrit të brendshëm.



Ajo që vihet re është prania e kryeministrit, ndërsa në një mbledhje të ngjashme të thirrur nga ish-presidenti Bujar Nishani, në nëntor të vitit 2016, Rama nuk mori pjesë, duke e injoruar atë  nismë.

Presidenti e kishte kërkuar takimin për të diskutuar mbi kanabizimin e vendit dhe shqetësimit të ngritur nga SHISH për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Mirëpo ky fakt nuk pranohej në atë kohë dhe kryeministri njoftoi se nuk do të merrte pjesë në atë mbledhje për pasi do ishte në New York të Shteteve të Bashkuara, ku çeli një ekspozitë me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”.

Kësaj radhe është ndryshe. Presidenti Meta e detyroi kreun e qeverisë të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare…

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas