Kryesore, Politika

Rama: “Lushnja”, maja e ajsbergut

Edi-Rama-dhe-MesuesitPër kryeministrin Edi Rama, drejtoresha e zyrës së Arsimit në Lushnje, Luiza Tabaku e cila është vënë në pranga për korrupsion dhe ku dyshohet se janë bërë edhe afera seksuale, është vetëm maja e ajsbergut.

Deklarata është bërë pasditen e sotme gjatë një takimi me mësuesit e Tiranës, ku e pranishme ishte edhe ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.



Kryeministri Rama tha se, “ngjarja në Lushnje është vetëm maja e ajsbergut, një praktike që do ta thërrmojmë dhe që do të marrë fund”.

Ai ka paralajmëruar edhe ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtorëve, pasi sipas tij, Drejtoritë Rajonale të Arsimit nuk do të kenë kompetenca për të marrë vendime për të pranuar apo larguar njerëz nga puna.

“Asnjë drejtor drejtorie rajonale nuk do ketë në dorë fatin e dikujt dhe kjo është një praktikë që duhet e do të marrë fund,” tha kryeministri.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas