Kryesore

Rama: Lavdi dëshmorëve dhe bekuar qoftë ushtria e Kosovës




               Publikuar në : 17:27 - 18/10/18 |
mapo.al

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të projektligjit të propozuar qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.


‘Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës’  shprehet kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar në seancën e sotme plenare me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas