Kryesore

Rama kapet me gazetaren edhe pas konferencës: Ti të kesh turp…!

Edi Rama nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj gazetares së Fax News, Ambrozia Meta që i kujtoi avokatinë që i bënte dikur Elvis Rroshit, apo se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për ta bërë Ministër të Brendshëm.

Pasi iku nga konferenca duke kërcënuar gazetaren me pronarin, Rama është kthyer sërish në sallë sapo u fikën kamerat.



Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thanë se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët: “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp”.

“Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje”, i është përgjigjur gazetarja.

Më herët Rama ishte detyruar të braktisë konferencën për mediat, i acaruar nga pyetjet e gazetarëve, të cilët nuk ngurroi t’i kërcënojë duke i përmendur pronarin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas