Politika

Rama jep lajmin e mirë nga Shëngjini: Për gjysmë orë drejt Malit të Zi…

Gjatë fjalës së tij në takimin me biznesmenët në Shëngjin, kryeministri Rama tha se ambicia e qeverisë është ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë-Mali i Zi. Nëse ndërtohet kjo rrugë në Mal të Zi shkohet për gjysmë ore, siç tha kryeministri dhe kjo do të sjellë një fluks të madh turistik gjatë sezonit veror.

Ai premtoi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës së Shëngjinit dhe disa akse të tjera të rëndësishme.



“Besoj se brenda shtatorit rruga këtu do të jetë e përfunduar. Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh.

Ambicia jonë është rruga Shëngjin – Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë ketej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.

Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë- Kashar. Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht.

Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet, ndërkohë që nyja është bërë nga e para, ndërsa në librat e propogandës figuron si punë e kryer”, u shpreh kryeministri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas