Kryesore

Rama i përgjigjet komentuesit: “Thuaj Arta Markut të arrestojë ata që të hodhën miell”

TIRANE– Zbatimi i reformës në drejtësi është bërë objekt diskutimi dhe debati në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit ka gjetur pak kohë për replika. Mes ironisë një komentues i sugjeron Ramës që ti japë mbështetje kryeprokurores Arta Marku që të arrestojë ata që i hodhën miell në Kuvend, ndërsa përmendi emrat e një sërë politikanëve.

 



 

Ndërkohë Rama i është përgjigjur se detyra e tij është që të qeverisë dhe jo të drejtojë Prokurorinë. Mes të tjerash Rama thekson se i ka dhënë mbështetje të plotë në këto 4 vite e gjysmë prokurorisë.

KOMENTUESI: Leri keto dalje se per ne si popull jan reklama, ne duam vepra e ti shohim e jo fjal, dhe jepi mbeshtetjen kryeprokurores shoqes Arta Marku te veri ne burg ata qe te hedhin mjell ty me ne krye Ilir e Monika floriri, Lul kriminelin Sali serboviçi me familjen e tij.

RAMA:
 Vaso, lere popullin se populli kupton me mire se ti e se une dhe nese ty te duken reklama bashkebisedimet me grupet e interesit, ky nuk eshte problemi im xhan! As detyra e prokurores se pergjithshme, nuk eshte e imja dhe po te kujtoj qe e imja eshte e para qeveri ne kete vend, qe i ka dhene mbeshtetje te plote prokurorise ne 4 vjet e gjysem me radhe dhe qe ka marre persiper detyren e veshtire te reformimit te drejtesise!
Rama komente

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *