Kryesore, Politika

Rama hap tjetër ekspozitë në Gjermani, por i thyhen…

Edi Rama duket se ka rënë disi rehat, pas krizës me presidentin Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama është nisur në drejtim të Gjermanisë, ku pritet që të hapë një ekspozitë personale.

Këtë herë ai do e hapë ekspozitën në qytetin e Rostokut.



Gazeta ‘Ost See’ shkruan se megjithatë gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për 54-vjeçarin, pasi pesë skulptura qeramike i janë dëmtuar gjatë transportit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Por Rama nuk duket i shqetësuar. Një nga kuratorët thotë se nesër do të mbërrijë një qeramist nga Tirana për të rregulluar punimet e kryeministrit.

Edhe në Rostok, Rama ka mbërritur i veshur në mënyrë sportive. Gazeta shkruan se ai nuk ka asnjë mbrojtje personale me vete.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”.

Ai ka shmangur edhe pritjet politike dhe darkat zyrtare, pasi gazeta shkruan se ka shkuar tek bistro e galerisë.

Ekspozita hapet sot dhe do qëndrojë e hapur deri më 6 janar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas